donderdag 16 oktober 2008

100-VJETORI I LINDJES SE ENVER HOXHES

“Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”

Por i bashkuar për të arritur një qëllim të caktuar nuk ka qëne asnjëherë.përkundrazi ka qënë gjithmonë i përçarë.Sidomos në momentet më te rëndësishme te jetes së tij.

Dhe ky element ka qënë gjithmonë vendimtar në historinë e shqiptarëve.

Shqiptarët nëpër kohëra kanë demostruar një shpirt të madh patriotik ,por ky shpirt patriotik ka ngelur në nivelet personale ose në rastet më të mira në nivelet e familjeve të mëdha ,dhe asnjëhere nuk është shndëruar në një ndjenjë kolektive e kombëtare të patriotizmit.

Sa herë që pjesa më e madhe e shqiptarëve është bashkuar ,pjesa tjetër ka kërkuar me të gjitha mënyrat të pengojë këtë bashkim dhe të dështojë objektivin e ketij bashkimi.

Dhe kjo ka ndodhur me një rregullësi të jashtëzakonëshme në të gjitha kohërat ,që nga koha e sundimit turk,duke kaluar nëpër të gjitha llojet e kryengritjeve shqiptare kundër “Portes se larte”,

që nga Lidhja e Prizërenit ,e shpallja e pavarësisë, që nga shteti i parë shqiptar e deri tek republika

që nga lufta per çlirim e deri në rindërtimin e vëndit,deri sa të mbrijmë në ditët e sotëme…

Shqiptarët kanë qënë kurdoherë të pranishëm në historinë e Ballkanit,por Shqiperia jogjithmone.

Shqiperia thjesht “nuk ishte” ose siç thoshte Bismarck :”Shqipëria nuk është veçëse një shprehje gjeografike”.ose sipas Berchtold:”Shqiperia është monedha jonë e këmbimit”.

Apo më vone Vittorio Emanuele:”Shqiperia është një grumbull me gurrë”

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qënë të organizuar në një shtet të rregullt e dinjitoz.

Dhe duke mos qënë të aftë të vetëqeveriseshin,shqiptarët nuk kanë qënë as në gjëndje të vendosnin fatet e vëndit të tyre.

Historia e Shqipërisë është e mbushur me shëmbuj heroizmi,atdhedashurie ,trimërie ,e vetëmohimi,por të gjithë këta shëmbuj marin një vlerë të veçante në periudhën më të lavdishme të popullit shqiptar,Lufta Nacional-Çlirimtare e udhëhequr nga Partia Komuniste Shqiptare me në krye komandantin ENVER HOXHA.

Për herë të parë shqiptarët u bashkuan dhe formuan shtetin e tyre që do te njihej e do të respektohej në të gjitha nivelet.

Në të gjitha kohërat ç’do popull ka pasur nevojë per nje “mit” ,dhe kur nuk e ka pasur ,e ka krijuar dhe është identifikuar me këtë figurë.

Kurse shqiptarët kanë Enver Hoxhën.

Figura më e shquar në gjithë historinë e popullit shqiptar.

Ky lider i paarritshëm , me aftësi të mëdha në të gjitha fushat,(udhëheqës politik,komandant ushtarak,diplomat ,ekonomist,shkrimtar ,opinionist etj) e ngriti Shqipërine dhe shqiptarët nga errësira e mesjetës.

Me mbarimin e luftës së II botërore ,për Shqipërine egzistonte akoma rreziku i gjymtimit teritorial nga ana e Greqisë ,si dhe rreziku i përfshirjes në federatën Jugoslave si “republika e 7” .

Por mënçuria dhe zotësia e Enver Hoxhës ,i shmangën këto rreziqe

Mbas çlirimit ishte Enver Hoxha që udhëhoqi popullin në luftën e madhe për ndërtimin e vëndit.

Enver Hoxha gjeti një Shqipëri absolutisht të prapambetur, një vënd pa asnjë lloj industrie ,85% e popullësisë ishte analfabete,mesatarja e jetës ishte 40 vjeç,mungonin të gjitha llojet e infrastrukturave, shumica e shtëpive ishin me kallëma e me baltë,obskurantizmi fetar kishte bllokuar jetën shoqërore,femra shqiptare ishte mall këmbimi midis familjeve kur ishte vajzë,dhe humbiste ç’do lloj vlere kur bëhej grua ,

Kjo situatë duhet pasur parasysh kur bëhen krahasimet për arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, dhe jo ato të vëndeve të tjera që historikisht kane qënë gjithmonë më përpara (ekonomikisht e politikisht)

E megjithatë të gjitha këto vështirësi do të përballoheshin vetëm me zgjuarësine dhe aftësine e Enver Hoxhës që diti të ngrinte entuziazmin dhe hovin e popullit shqiptar,dhe në një kohë rekord ndryshoi faqen e Shqipërisë.

Rreth 20 vjet mbas fitores së revolucionit popullor ne Shqipëri , ndryshimet ishin të jashtezakonëshme

Zhdukja e analfabetizmit , arsimi falas dhe i detyrueshem.shëndetësia falas dhe për të gjithë,Shqipëria kishte universitetin e saj, për herë të parë njihej e drejta e pensionit të pleqërisë,

nga ana ushtarake Shqipëria u forcua si asnjëherë duke përballuar me sukses agresionet e ndryshme të monarkofashistëve greke,dhe duke përzënë nga teritori i saj flotën më të madhe Ruse të Mesdheut.

U zhvillua me hapa gjigant industria në të gjitha nivelet (me ndërtimin e fabrikave,kombinateve,hidro e termocentraleve,hekurudhave),gjëra të cilat nëpër botë egzistonin prej dhjetra e dhjetra vitesh kurse Shqipëria i shihte për herë të parë vetëm nën udhëheqjen Enver Hoxhës

Enver Hoxha e nxori popullin shqiptar nga feudalizmi dhe e çoi drejt një shoqërie që për shumë arësye nuk ishte ideale por ishte e drejtë dhe shumë herë me avancuar nga ajo e vjetër.

Rreth 20 vjet mbas ardhjes së “demokracisë”

Shqipëria humbi të gjitha ato që pati arritur nën udhëheqjen e Enver Hoxhës.

Figura e Enver Hoxhës është e padiskutueshme dhe do të ngelet në historinë e popullit shqiptar si

I vetmi lider që me mënçuri dhe zgjuarësi diti të udhëhiqte popullin e tij nëpër provat dhe betejat që historia i vuri përpara

Rroftë kujtimi i paharuar i Enver Hoxhës!